Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada ka shkaktuar bujë të madhe në opinion me vendimin e tij.
Për shkak të injorimit, mosrespektimit dhe degradimit – siç thotë ai nga trajneri Bernard Challandes, Paqarada ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga Kosova, raporton FrontOnline.
Pas këtij vendimi nga futbollisti i St.Paulit, ka pasur reagime nga më të ndryshmet prej njerëzve të futbollit, derisa disa e kanë përkrahur e disa e kanë kundërshtuar.
Megjithatë, nga Federata e Futbollit e Kosovës, ende nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me këtë çështje.
FrontOnline ka tentuar ta marrë një prononcim nga drejtori teknik i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti.
Sahiti që më parë ishte ndihmëstrajner i “Dardanëve”, ka qenë i paqasshëm në telefon./FrontOnline/