Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të dhe deputeten tjetër, Drita Millaku.
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ankesat e dy deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurtit dhe Drita Millakut, lidhur me zgjedhjet e 6 tetorit.
Sipas saj, mandati i është mohuar në bazë gjinie dhe se kjo luftë nuk do të përfundoj këtu.
Postimi i plotë:
Pas një viti prej kërkesës, Gjykata Kushtetuese paska vendosur në favor timin për mandatin e deputetes për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Mandati më është mohuar në baza gjinie. Njëjtë edhe Drita Millakut. Sipas vendimit, Kushtetuta është shkelur në 4 nene dhe konventat ndërkombëtare gjithashtu.
Kjo luftë nuk ka qenë e lehtë dhe as nuk përfundon këtu. Një mandat nuk është asgjë në krahasim me parimin që duhet të vendosim. Koha nuk ecën prapa, mandati i mohuar institucionalisht nuk kthehet por ne duhet të përparojmë me kohën. Neni 28 tek Ligji për Zgjedhjet për Zëvendësimin e deputetëve nuk është i vetmi diskriminues. Duhet të punojmë në shumë drejtime.
Falenderoj për këshillat profesionale e mbështetjen morale të gjithë ata që u bashkuan publikisht ose jopublikisht në këtë betejë./Front Online/