Siç dihet tashmë, Meghan Markle është në një betejë ligjore me britaniken Associated Newspapers Ltd (ANL), që publikon Mail on Sunday dhe MailOnline, për shkak të shkeljes së privatësisë. Mirëpo, së fundmi, Meghan e ka shtyrë gjyqin dhe kjo gjë ka nxitur spekulime se dukesha është shtatzënë për herë të dytë.
Meghan kohët e fundit i ka kërkuar gjykatës të shtyjë gjyqin për një datë të dytë, sipas gjykatës për “arsye konfidenciale”.
Gjyqi ishte planifikuar të fillonte më 11 janar, por të enjten gjykatësi miratoi kërkesën e Meghanit për ta shtyrë gjyqin, në një datë të dytë që u caktua të jetë 15 tetori i vitit 2021. Fiks 9 muaj më vonë.
Fakti që gjyqi u shty me saktësisht nëntë muaj, ka nxitur reagime te fansat mbretërorë që mendojnë se kjo gjë lidhet me një shtatzëni të dytë të Meghanit.
Si qëndron e vërteta mbetet për t’u parë, por duke qenë se Meghan dhe Harry lanë detyrat mbretërore dhe u shpërngulën në SH.B.A. për arsye privatësie, dyshojmë se do ta mësojmë menjëherë lajmin kur ajo vërtet të jetë shtatzënë.