×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vendi i vogël afrikan uron Kenian që njohu Kosovën, i kërkojnë t’ua njohë edhe pavarësinë e tyre

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Vendimi i Republikës së Kenias për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës ka nxitur edhe vende të tjera që të kërkojnë njohjen nga shteti i madh afrikan.

    Përmes një shkrese zyrtare të publikuar nga Ministria e Jashtme e Republikë së Somalilandit, një vend që e ka deklaruar pavarësinë nga Somalia në vitin 1991 në kohën kur drejtohej nga regjimi ushtarak diktatorial i Siad Barres, kanë kërkuar që Kenia t’ua njohë pavarësinë.

    Somalilandi në këtë shkresë të tyre kanë përshëndetur vendimin e Republikës së Kenias për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës duke thënë se ky vendim është një “dëshmi e fortë e Kenias për përkushtimin ndaj parimeve të ligjit ndërkombëtar, të drejtës për vetëvendosje dhe promovimit për paqe dhe stabilitet”.

    Gjithashtu Ministria e Jashtme e këtij vendi pretendon se trajektorja e ecjes së tyre drejt pavarësisë është e njëjtë me atë të Kosovës.

    “Republika e Somaliland, e cila ka mbështetur paqen, qeverisjen demokratike dhe institucionet shtetërore efektive për më shumë se tre dekada, ndan me Kosovën një trajektore paralele të bazuar në shprehjen legjitime të vullnetit sovran dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara për shtetësi sipas ligjit ndërkombëtar. Somaliland vë në dukje me vlerësim precedentin ligjor të vendosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe pohon rëndësinë e këtij precedenti në kontekstin e përpjekjeve të qëndrueshme të Somallandës për njohje ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha se angazhimi i shtetit të tij ka parandaluar që të...
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë “Tubimi Kombëtar”, Jordan Bardella, ka ftuar francezët të mblidhen këtë fundjavë për të protestuar kundër...
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    Kryeministri shqiptar, Edi Rama në bashkëbisedimin në rubrikën “Sy m’Sy” me qytetarët në rrjetet sociale u ndal tek anëtarësimi i Shqipërisë në...
    Të tjera
    Sport01 Prill 2025
    FC Drenica ka njoftuar se e ka liruar nga detyra trajnerin Arsim Thaqin, ndonëse aktualisht gjendet në krye të tabelës së Ligës...
    Lajme01 Prill 2025
    Në media u publikua vetëm një copëz e mesazhit (më të gjatë) replikues të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ndaj Avdullah Hotit,...
    Lajme01 Prill 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova, përmes FSK-së do të jetë mikpritëse e ushtrimit më të madh...
    Lajme01 Prill 2025
    Eugen Cakolli ka treguar se cilët janë 10 hapat deri në konstituimin e Kuvendit, në seancën që presidentja Osmani e ka thirrë...
    Lajme01 Prill 2025
    Dy persona të moshës së mitur janë ndaluar për veprën penale “sulm seksual” në Ferizaj. Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria...
    Lajme01 Prill 2025
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Lybeniq të Pejës, ku forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 800 civilë shqiptarë....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.