×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vendet evropiane duhet të jenë të kujdesshme nga ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Charles Kupchan, ish-këshilltar për politikën e jashtme në administratat e Bill Clinton dhe Barack Obama, i ftuar në A2 CNN, komentoi rrezikun e mundshëm që mund t’i kanoset Shqipërisë nga Irani për shkak të strehimit të opozitës iraniane.

    Kupchan theksoi se, në klimën aktuale të tensioneve, vigjilenca duhet të jetë e përgjithshme për të gjitha vendet evropiane, jo vetëm për Shqipërinë. Sipas tij, shumë qeveri e konsiderojnë regjimin në Teheran si destabilizues dhe me pak mbështetje ndërkombëtare.

    Ai shtoi se një ndryshim regjimi në Teheran do të përmirësonte sigurinë në Lindjen e Mesme dhe në nivel global.

    Duke iu referuar Shqipërisë si anëtare e NATO-s, Kupchan sugjeroi që Tirana të mbajë një qëndrim të kujdesshëm, të koordinuar me aleatët dhe të kontribuojë në mënyrë mbështetëse për një zgjidhje pozitive të konfliktit.

    Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë rritur shqetësimet për sigurinë, përfshirë edhe për vende të vogla, por me rol strategjik si Shqipëria.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.