×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendet e BE-së i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë për vazhdim të dialogut, lavdërojnë punën e Lajçakut

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Disa nga vendet europiane, anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, iu kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përkushtohet drejt qëllimit të tyre të deklaruar për t’u anëtarësuar në BE.

    Në një komunikatë, këto vende ka lavdëruar edhe punën e Përfaqësuesit Special, Miroslav Lajçak dhe kanë inkurajuar që të ketë proces në këtë drejtim.

    “Ne, shtetet anëtare të BE-së së Këshillit të Sigurisë, Estonia, Belgjika, Franca, Gjermania, të mbledhura nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Norvegjia fuqishëm përkrahin përpjekjet e Përfaqësuesit Special Miroslav Lajçk. Ne mirëpresim vendimin për rifillimin e dialogut të 10 korrikut që efektivisht rifilloi më 12 korrik dhe jemi të inkurajuar nga një punë substanciale që është bërë që nga atëherë nën kujdestarinë e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borell dhe Lajçak. Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës i lehtësuar nga BE-ja është i vetmi opsion i zbatueshëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë”.

    “Ne mirëpresim që të dyja qeveritë e Serbisë dhe të Kosovës kanë konfirmuar angazhimin e tyre strategjik për të ardhmen e tyre europiane. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është kushti kryesor për të ndërmarrë hapat e tyre drejt rrugës europiane”.

    “Ne bëjmë thirrje në politikanët kosovarë në Kosovë dhe Serbi për të punuar bashkë dhe për të ndërtuar konsensus të përbashkët në qëllimin e përbashkët”.

    Sipas komunikatës, kjo do të kërkojë përpjekje të vendosura për reforma nga të dyja vendet për të forcuar shtetin e së drejtës, në veçanti luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për të nxitur zhvillimin socio-ekonomik.

    “Së këndejmi theksojmë rëndësinë e bashkëpunimit të fortë me EULEX-in. Ne gjithashtu theksojmë se respektimi dhe bashkëpunimi me Dhomat e Specializuara është një detyrim ndërkombëtar për Kosovën”.

    Përfaqësuesit evropianë u bënë thirrje të dyja palëve që të ndërtojnë më tej mirëbesimin dhe të përmbahen nga retorika negative dhe veprimet provokuese që ngrenë tensione dhe rrezikojnë të shkaktojnë pengesa në bisedime.

    “Ne presim që të dyja palët të punojnë në mënyrë konstruktive me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak drejt arritjes së një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme e gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, një marrëveshje që gjithashtu kontribuon në qëndrueshmërinë rajonale”.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.