Në xhiron e fundit të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit kosovar, KTV-ja ka hasur në telashe për transmetimin e ndeshjeve.
Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, nga ky televizion kanë bërë të ditur se nuk do ta transmetojnë asnjë ndeshje këtë fundjavë, shkruan FrontOnline.
Në plan fillimisht ishte transmetimi i ndeshjes së grupit A mes Vëllaznimit dhe Malishevës, por kjo nuk u lejua pasi klubi gjakovar kërkoi 20 mijë euro për transmetimin e kësaj ndeshje.
https://www.facebook.com/sportiktvzyrtare/posts/3962877520431976?__cft__[0]=AZWW517LvpsuKPJfEhemwbEgfu_lJNSA7NUvy6L9BMDMPWjyhx8p3pzvg0Dz_9eMexU7pefJH1DzEOO9XW61I2D9DhL-_Ulhli7GPCXkbJvud22-lmx0Y9HSKKM-1AkPJQuVYT_GTiXz7BICDOwnCm9r&__tn__=%2CO%2CP-R
Gjithashtu, drejtuesit e klubit vendas në ndeshjen tjetër mes Ramiz Sadikut dhe Ulpianës nuk e lejuan transmetimin e ndeshjes në fjalë.
Njoftimi i plotë i KTV-së:
“SQARIM
Duam të njoftojmë se sot, KTV-ja nuk do të bëjë transmetimin e asnjë ndeshjeje të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, përkundër përpjekjeve maksimale gjatë tërë javës.
Fillimisht, ishim të fokusuar te ndeshja e Grupit A në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Malishevës, por një gjë të tillë nuk na e mundësuan drejtuesit e ekipit vendas, të cilët kërkuan 20 mijë euro për të na lejuar transmetimin e kësaj ndeshjeje.
Pastaj, tentuam të bëjmë transmetimin e ndeshjes së Grupit B mes Ramiz Sadikut e Ulpianës, por ishin sërish drejtuesit e ekipit vendas që nuk pranuan që ky duel të transmetohet në KTV.
Ndërkohë, për shkaqe teknike, mungesës së internetit dhe vendeve për vendosjen e kamerave nuk arritëm të realizojmë transmetimin e njërës prej ndeshjeve mes Vllaznisë së Pozhoranit e Flamurtarit si dhe Trepçës e Dukagjinit, përkundër që kryesitë e të dy klubeve u pajtuan dhe ishin të gatshme për bashkëpunim.
Me probleme të tilla jemi ballafaquar çdo javë. Flamurtari, Malisheva dhe Vushtrria kanë qenë klubet më bashkëpunuese, andaj i falenderojmë për këtë“./FrontOnline/