Klubi i Futbollit, Vëllaznimi ka marrë një lajm aspak të mirë ditën e sotme.
Ali Lloqani, ish-punëtori i madh i klubit gjakovar ka vdekur.
“Kuqezinjtë” përmes faqes zyrtare në Facebook kanë ngushëlluar famljen e të ndjerit.
Gjakovarët kanë vlerësuar lartë kontributin e Lloqanit.
Postimi i plotë nga Vëllaznimi:
“TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ali Lloqanit, punëtorit të madh e të paepur i cili ka dhënë kontribut të çmuar për Klubin tonë.
Sidomos do të mbetet i paharruar kontributi i Ali Lloqanit në KF Vëllaznim.
Ai u dallua me punën e madhe në Klub dhe si rezultat i angazhimit të tij dhe me virtytet e larta që e karakterizonin, ka fituar respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve. Ishte mik i jashtëzakonshëm jo vetëm për futbollistët, por edhe për opinionin futbolldashës e më gjerë.
Andaj, na lejoni të ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella, familjes Lloqani, miqëve e dashamirëve të tij, për humbjen e një punëtori kaq të zellshëm.
I paharruar qoftë emri i Ali Lloqanit, u prehtë në paqë dhe i lehtë i qoftë dheu“.