Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë tashmë dy nga personazhet më të komentuar të momentit. Prej disa javësh, ata kanë nisur një romancë dhe nuk kanë si t’i shpëtojnë syrit të mediave.
Çdo lëvizje që lidhet me ta, kthehet menjëherë në lajm.
Së fundmi, vëllai i Beatrixës, këngëtari Alban Ramosaj ka treguar se përkrah lidhjen e tyre. Këtë ai e ka bërë të qartë në heshtje, thjesht duke i bërë “follow” Donaldit në Instagram.
Pra, Albani dhe Donaldi kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kjo ka mjaftuar që të aludohet se një miqësi mes tyre mund të fillojë në të ardhmen.