Të shtunën në Prishtinë është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Policia ka treguar se një femër ka raportuar në polici se është rrahur nga vëllai i saj, shkruan FrontOnline.
I dyshuari pas lajmërimit të rastit është intervistuar, teksa me vendim të prokurorit është liruar.
Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar thuhet në njoftim.
Prishtinë, 22.05.2021 – 22:40. “Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është rrahur nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur i cili ka deklaruar se viktima ka pësuar lëndime trupore pasi që e njëjta kishte mosmarrëveshje me motrën e tyre dhe i dyshuari kishte ndërhyrë dhe pasi e kishte shtyrë me qëllim që të largohet, viktimën ajo ishte rrëzuar në shkallet e shtëpisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.