Një burrë ka pranuar tretman mjekësor pasi që është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij në Prishtinë.
Policia njofton përmes raportit se me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 05.09.2022 – 14:45. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.