Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Në këtë takim u bisedua për organizimin e vizitës që do të zhvillojmë gjatë këtyre ditëve në Itali, me qëllim të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit policor mes të dy vendeve.
Në njoftimin e MPB-së thuhet se Veliu vlerësoi lartë punën e Italisë dhe përkrahjes së vazhdueshme që ka ofruar për institucionet e Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit shprehëm gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit edhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm.