×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu premton që s’do të paguhen punëtorët serbë që nuk shkojnë në punë

    FrontOnline
    03 Nëntor 2020

    Pagave të punëtorëve nga komuniteti serb pa shkuar fare në punë do t’iu vijë shumë shpejtë fundi. Këtë premtim e dha sot ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike për raportin e auditorit për vitin 2019.

    Ministri Veliu theksoi se për këto paga të këtij komuniteti që janë duke u ndarë qe pesë vite në bazë të një marrëveshjeje politike të arritur në Bruksel do ta paraqesë në një prej mbledhjeve të Qeverisë.

    E kryesuesi i Komisionit Enver Haliti tha se nga ish-ministri Mahir Yagcilar ishte lejuar të bëhet pagesa prej 111 mijë euro për shpenzimin e rrymës pa pranuar faturë fare.

    Deputeti Haliti po ashtu ngriti edhe çështjen e punësimit me marrëveshje të veçanta dhe lejimin e vazhdimit të kontratave mbi 6 muaj.

    “Parapagimi për shpenzimet e rrymës. Sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, shpenzimi i parasë publike nuk duhet të realizohet para pranimit të mallit ose shërbimit. Ministria ka bërë pagesën për shpenzimet e rrymës në vlerë prej 111 mijë e 501 euro në muajin dhjetor pa pranuar faturë të shpenzimit. Të gjeturat tjerë, për marrëveshjet e veçanta më gjatë se gjashtë muaj dhe pa procedura të thjeshtëzuara të rekrutimit… gjatë vitit 2019 të angazhuar me marrëveshje për shërbime të veçanta ishin 50 zyrtarë, ndërsa 21 prej tyre janë angazhuar që prej vitit 2017”, theksoi Haliti.

    Për këtë ministri Veliu ka thënë se të gjitha verimet janë ndërmarrë që mos të paguajnë më rrymë pa pranuar faturën e shpenzuar. Po ashtu, ai siguroi se edhe për punësimin me kontrata të veçanta në këtë ministri është rregulluar sipas Ligjit të prokurimit.

    “Kompensimi i pagave të të ashtuquajturës mbrojtjes civile, 20 punëtorë të komunitetit serb, kjo çështje do të adresohet edhe në Qeveri. Parapagimi i faturës së energjisë elektrike dhe shpenzimet do të bëhen sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike. Angazhimi i punëtorëve në marrëdhënie për shërbime të veçanta sipas legjislacionit të ri, kjo çështje është rregulluar sipas Ligjit të prokurimit. Për avancat e hapura janë ndërmarrë veprime dhe është në proces mbyllja e të gjitha avancave të hapura. Certifikimi i pagesës, kjo duhet të bëhet pasi të procedimit kërkesa për blerje nga njësia kërkuese”, tha Veliu.

    E deputetja Besa Gaxherri nga LDK tha se ministri Veliu nuk është përgjegjës për të gjeturat e kësaj ministrie në vitin 2019, edhe pse ajo kërkoi nga ai që këto rekomandime të adresohen, sidomos për parapagimin e rrymës, sipas të cilës kjo është shqetësuese.

    “Ka probleme, natyrisht që nuk jeni përgjegjës për ish-ministrin (Mahir Yagcilar), por natyrisht që keni obligim t’i identifikoni këto parregullsi dhe ta planifikoni zgjidhjen e tyre… Shqetësuese për mua ishte parapagimi për shpenzimet e rrymës. Kjo për stafin e tuaj nuk është arsyeshme, pasi janë paguar shpenzimet pa ardhur faturat dhe duhet të kërkohet përgjegjësi nga kush është bërë dhe pse është bërë”, theksoi ajo.

    Gjatë ditës në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike ka raportuar edhe ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Halil Thaçi, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në një prononcim për Front Online e ka quajtur doracakun famëkeq  “veç një doracak”...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Doracaku i publikuar për edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues i vitit 2023 ka shkaktuar reagime të shumta, duke tërhequr kritika nga opozita...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzoj kërkesën për hetim në Prokurorinë Speciale lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar sonte studentë të Universiteteve me...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza, është njeriu i duhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.