Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Majorin, Franco Federici.
“Ministri Veliu uroi Komandantin e ri, Gjeneral Major Federici dhe theksoi se KFOR-i ka qenë dhe vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.
“Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend duke e vlerësuar se momentalisht situata nga aspekti i sigurisë është e qetë dhe stabile si dhe u diskutua për menaxhimin e pandemisë Covid-19 me të cilën jemi duke u përballur”.
Veliu dhe Federici kanë theksuar se bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është shumë i mirë dhe kanë shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.