Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga Bajram Gecaj, ish-shef i kabinetit të ish-ministrit Agim Veliu, tek ministri Xhelal Sveçla.
Por ministri i deritanishëm i MPB-së, Agim Veliu nuk e ka pritur në zyrë Xhelal Sveçlën për t’ia dorëzuar detyrën, kjo u bë nga Bajram Gecaj, shef i kabinetit të Veliut.
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Sveçla është njoftuar me sfidat e mëdha në fushën e sigurisë dhe ai u zotua se do të punojë ngushtë me të gjithë në adresimin e tyre në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Sveçla kishte zëvendësuar Agim Veliun në qeverinë Kurti 1, pasi kryeministri Albin Kurti kishte shkarkuar Agim Veliun e LDK-së, veprim ky që pasoi me rrëzimin e qeverisë me mocion votëbesimi në Kuvend nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.