Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë që kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që brenda një afati të shkurtër kohor stë furnizohen me material të nevojshëm që qytetarët të pajisen me letërnjoftime, raporton Front Online.
“Duke e ditur rëndësinë e këtij materiali, në qershor të vitit 2019, MPB ka kërkuar mjete shtesë për 2020 nga MF në shumë prej 1 milion e 55 mijë euro për dokumente. Kjo ndarje e buxhetit nuk është bërë nga MF. Po ashtu me datën 7 shkurt 2020, është ripërsërit kërkesa për buxhet shtesë, por prapë nuk është aprovuar kërkesa. Në prill të këtij viti për shkak të pandemisë ne e kemi zvogëluar buxhetin duke supozuar që me aprovimin të MPB dhe MF të na ndahet shuma e kërkuar e mjeteve, edhe kjo kërkesë nuk është aprovuar nga MF”, ka thënë Veliu në seancë.
Ai shtoi se me rishikimin e buxhetit të vitit 2020 janë ndarë 300 mijë euro, ku MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke zhvilluar të gjitha procedurat që brenda një afati të shkurtër të bëhet furnizimi me material për letërnjoftime. Ai tha se beson që kjo procedurë do të përfundoj në javën e parë të muajit dhjetor./Front Online
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/632714150730903/