×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu krenohet me dy marrëveshjet që nëshkroi në mbledhjen Kosovë – Shqipëri

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Sot është mbajtur mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se kishte nderin të nënshkruante dy marrëveshje.

    Marrëveshjet për të cilat Veliu flet janë: Lidhja e Protokollit për ndryshim dhe shtesë në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për Bashkëpunimin të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë dhe Marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

    Njoftimi i plotë:

    BASHKË PA KUFI
    Në një rajon pa kufij

    ? Shqipëri-Kosovë, Mbledhja Vjetore e Qeverive

    Sot, në mbledhjen Vjetore të Qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, kisha nderin të nënshkruaj dy marrëveshje :

    1. Lidhjen e Protokollit për ndryshim dhe shtesë në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për Bashkëpunimin të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë.

    Ky Protokoll do ti mundësoj të dy vendeve tona që të bashkëpunojnë mes tyre edhe përmes përdorimit të përbashkët të Oficerëve të Kontaktit ose Ndërlidhës, në vendet ku njëra nga palët nuk përfaqësohet me Oficer Kontakti ose Ndërlidhës, me kusht që të jetë marrë pëlqimi i vendit pritës.

    2.Marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

    Marrëveshja në fjalë, do t’i përcaktoj format e bashkëpunimit, procedurat për dhënien e ndihmës, procedurat e kalimit kufitar dhe rregullat për qëndrimin e ekipeve të shpëtimit, kalimin kufitar të pajisjeve dhe artikujve të ndihmës, strehimit dhe ndihma e të zhvendosurve, përdorimin e Avionëve si dhe bashkërendimin dhe menaxhimin e operacioneve të ndihmës ndaj fatkeqësisë, etj.

    https://www.facebook.com/AgimVeliu/posts/1777940952352918

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.