×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Veliaj: Mirëpres dhe mbështes hapat procedurale të prokurorisë e posaçme

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2024

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se i mirëpriste hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj tij dhe familjarëve të tij si dhe mbështetjen e tyre në çdo hap.

    Në një reagim në rrjetin social X, Veliaj, shkruan se “U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta”.

    “Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve”, tha ai.

    Kreu i Bashkisë së Tiranës shkruan se ai nuk bën pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale.

    “Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë” shkruan Veliaj.

    Deklarata e kreut të Bashkisë së Tiranës vjen ndërsa të premten në mëngjes agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer  kontrolle në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe në studion private të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

    Kontrolli ndodhi ndërsa Veliaj gjendej me shërbim jashtë shtetit. Ai u kthye në Tiranë mbrëmjen e së premtes.

    Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është vënë prej kohësh në qendër të akuzave për korrupsion nga opozita, e cila bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit ka mbajtur para bashkisë 35 protesta duke kërkuar dorëheqjen e tij. /RTSH/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë që vendos sanksione ndaj të gjithë individëve që nxisin dhe ndihmojnë migracionin e...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Nga të dhënat e raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, deri në orën 14:00 janë raportuar 13 zjarre, nga të...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.