×
  • Lajme
  • Lajme

    Vela kritikon qeverinë e PAN-it, Kosova ka më shumë nevojë për çerdhe e spitale sesa për luks të institucioneve

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Analisti Blerim Vela ka reaguar lidhur me ndarjen e 15 milionë eurove për renovimin e objektit të ish-komitetit për nevoja të Presidencës së Kosovës. Sipas Velës, Kosova ka më shumë nevojë për spitale e çerdhe me shërbime cilësore përcjellëse, se sa për luks të institucioneve

    Përmes një postimi në Facebook, Vela ka thënë se Qeveria e re LVV dhe LDK duhet të anulojnë këtë projekt absurd që harxhon kot taksat e qytetarëve.

    “Kosova ka më shumë nevojë për spitale e çerdhe me shërbime cilësore përcjellëse, se sa për luks të institucioneve”, ka shkruar Vela.

    Për këtë çështje ka reguar dje edhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

    Hoti ka thënë se nuk mund të rritet komoditeti i zyrtarëve publikë në kurriz të shpenzimeve publike.

    Ndryshe, kërkesë për t’u zhvendosur në këtë objekt kishte bërë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

    Në Presidencë kishin konfirmuar ekzistencën e kërkesës e deponuar në Kryeministri në fillim të vitit 2014, por nga e cila pak kohë më vonë presidentja ishte tërhequr pas përllogaritjes së kostos për rinovimin e objektit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama,për FrontOnline, ka theksuar disa çështje të rëndësishme lidhur me politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës e...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialog, Peter Sorensen. Pas këtij takimi, Sorensen do të...
    Lajme17 Mars 2025
    Të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të hënën në shqyrtimin fillestar para Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë deklaruar të...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime familjes Thaçi për vdekjen e Haxhi Thaçit- babait të ish presidentit Hashim Thaçi. Haradinaj ka thënë se...
    Lajme17 Mars 2025
    Fisnik Ismaili është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7. Ai i ka dizajnuar fanellat e reja të Kombëtares së...
    Lajme17 Mars 2025
    Policia Kufitare ka vënë në pranga një 39-vjeçar nga Kukësi, i cili tentoi të fuste rreth 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri...
    Lajme17 Mars 2025
    Derisa Evropa riarmatoset, NATO-ja është në krizë dhe aleancat nën presion, siguria në Kosovë vihet në diskutim. Autoritetet garantojnë stabilitet, por ekspertët...
    Lajme17 Mars 2025
    Emisari i ri Bashkimit Evropian për dialogun, danezi Peter Sorensen sot do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Kosovë si...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish-kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi për FrontOnline e ka quajtur të “vdekur” politikën e jashtme të Kosovës. ‘’Kosovës i ka vdekur politika...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.