Analistët kanë komentuar për zgjedhjen e presidentit në emisioni “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.
Analisti Vehbi Kajtazi thotë se Vjosa Osmani nuk bëhet president, ngase, siç thotë ai, sepse i duhen vota.
“Nëse Vetëvendosje nuk arrin me i pas 80 vota në Kuvend do ti duhet koalicion”.
“Me automatizëm duhet me heq dorë prej koalicioni, prej kryeministrit nuk heq dorë, por nga Presidenti”, ka thënë Kajtazi.
Vehbi Kajtazi shtoi se Vjosa Osmani nga i gjithë ky proces del e djegur politikisht.
“Kur e shohim pozicionin e Haradinajt, ai është deklaruar vazhdimisht se nëse nuk është president ai vendin e qon në zgjedhje. Duke qenë në qeveri ai ishte i gatshëm ta rrezojë Qeverinë për ta marrë presidentin. Pozicioni i tij tani është ende më i qartë e më i fuqishëm. Nëse VV i duhet voto e AAK-së atëherë duhet ta dorëzojë këtë pozitë tek AAK”, tha ndër të tjera Kajtazi.