Aktori Vedat Bajrami është i njohur për skeçet e tij të shumta humoristike.
Ndër rolet e tij më të famshme që ka lënë gjurmë ndër vite është ai i ‘Fukës’, i cili mbetet ndër rolet më të preferuara të publikut.
Ai së fundmi nuk ka nguruar që këtë rol ta luajë në ambientet e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Në javën e fundit të këtij spektakli, në shtëpi janë futur edhe plot ish-banorë – në mesin e tyre edhe moderatori Fisnik Juniku.
Ky i fundit i cili është moderator i emisionit “Barber Shok”, ka realizuar një emision të improvizuar me ‘Fukën’ brenda shtëpisë, duke e marrë në intervistë.
Sigurisht që të qeshurat e shumta dhe situatat komike nga Vedati gjatë kësaj interviste nuk kanë munguar. /Telegrafi/