Aktori kosovar, Vedat Bajrami duket se do të thyejë barrierat dhe do jetë pjesë e një filmi turk.
Ai këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, në llogarinë e tij zyrtare.
Bajrami postoi një fotografi ku shihet me disa nga aktorët më të njohur në Turqi. Aktori i grupi ‘Stupcat’ ka treguar se emri i filmit do jetë ‘Elif Ana’.
Vedati është njëri nga aktorët më të mirë dhe më të njohur kosovar. Skeqet e tij gjithmonë kanë marr vëmendje nga publiku dhe janë pëlqyer shumë.
Aktori duket se është gati ta bëjë hapin tjetër në karrierë.
View this post on Instagram