Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi mbrëmë ka luajtur 90 minuta në ndeshjen e Serie A-së kundër Torinos.
Muriqi as mbrëmë nuk arriti të lë shenjë në ndeshjen ndaj Torinos, dhe duke u cilësuar kështu si lojtari më dobët në fushë, shkruan FrontOnline.
Në këtë ndeshje, sulmuesin prizrenas e ka braktisur fati, derisa ai nuk kishte fat as me sistemin VAR.
Fillimisht sulmuesi shqiptar do të fitonte një duel ajror, nga ku do të dhuronte një asist për Immobilen.
Por, gjyqtari vendos ta quajë golin të parregullt pasi sipas tij kishim të bënim me një faull të italianit në dëm të mbrojtësit kundërshtar.
Ma nooo! Mica era rigore! E #Marchegiani davanti a 'sto replay "non so che dire, in fondo uno lo avevano sbajato". E quindi? In che mani sta er calcio italico. Ahahahahaha. Che schifo. #Cairo #LazioTorino pic.twitter.com/KyH3hqOmEf
— ANFAMEEE (@ANFAMEEE) May 18, 2021
Por përpos kësaj, Muriqi do të kthehet përsëri në qendër të vëmendjes edhe në dy raste të tjera.
Pas një krosimi në zonë “pirati” fluturon për të goditur topin me kokë, por rrëzohet në zonë dhe pretendon për një shtytje nga Ansaldi që gjendej pas.
Gjyqtari nuk ndante të njëjtin mendim me shtatlartin dardan dhe lë lojën të vazhdojë. Ashtu sikurse do të bënte sërish në një rast që ishte edhe më flagrant.
Mbrojtësi kundërshtar vendos dukshëm duart mbi kokën e Muriqit, duke e detyruar këtë të fundit të rrëzohet në zonë, por edhe këtë herë VAR-i dhe arbitri kryesor i takimit braktisin sulmuesin shqiptar.
Një penallti që opinioni sportiv në Itali e ka konsideruar të pastër, e që në fund mund të vendoste fatin e edicionit për Torinon, që në rast goli do t’i thoshte lamtumirë Serie A-së./FrontOnline/