Vedat Muriqi ka zbarkuar në vendlindjen e tij, në Kosovë.
Sulmuesi i Lazios është parë rrugëve të Prizrenit me familjen e tij së fundmi, shkruan FrontOnline.
Madje, ai ka publikuar fotografi me gruan e tij, Ediben nga Prizreni.
Ndryshe, Muriqi do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e muajit qershor.
Fillimisht, më 1 qershor, Kosova e pret San Marinon në Prishtinë, më 4 qershor luan përballë Maltës në Austri, derisa më 8 qershor dhe 11 qershor luan ndaj Guineas, respektivisht Gambisë në Turqi./FrontOnline/