Përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi dje një ndeshje miqësore me San Marinon në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Miqësoren e djeshme e fituan “Dardanët” me rezultat bindës, 4:1, shkruan FrontOnline.
Katër golat e Vedat Muriqit ia dhuruan fitoren Kosovës, derisa për San Marinon shënoi David Tomnassini.
Për katërgolëshin e djeshëm, Muriqin e uroi edhe klubi i tij, Lazio.
Klubi romak në rrjetin social “Twitter” shkroi:
“Poker personal i Vedat Muriqit kundër San Marinos”./FrontOnline/
🏴☠️🏴☠️🏴☠️🏴☠️
Poker personale di @MuriqiVedat contro San Marino!#CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/6IIIAcYus0— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) June 1, 2021