×
  • Lajme
  • Lajme

    “Veç je plak…”, vëllau i Fitore Pacolli që fitoi 100 mijë euro grant nga Peci, dikur kërcënonte një 90-vjeçar për një tokë 6 ari

    FrontOnline
    15 Nëntor 2024

    Vetëm katër ditë pasi e kishte regjistruar biznesin Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli përfitoi grant në vlerë prej 100 mijë eurove nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci, shkruan Periskopi.

    “Alda Farm Ria”, kompania nën pronësinë e Blerim Pacollit, u bë përfituese e grantit vetëm ditë pasi ai kishte regjistruar biznesin e tij.

    Pacolli i LDK-së thotë se vëllai i deputetes Fitore Pacolli ka marrë 100 mijë euro grant nga ministria e Bujqësisë

    Por, ky nuk është rasti i vetëm kur familjarët e deputetes Pacolli kanë përfituar nga pushteti i motrës.

    Në maj të vitit të kaluar Nacionale kishte raportuar për një rast tjetër.

    Babai dhe vëllai i Fitore Pacollit kishin kërcënuar me jetë, Ismail Veliun një plak 90-vjeçar nga një fshat i Prishtinës.

    Për shkak të një toke 6 ari të cilën tentonin t’ia uzurponin atij.

    Madje Veliu kishte treguar për kërcënimet që i ishin bërë nga familja e deputetes së VV-së.

    “Veç je plak se pa t’mbytë dru s’e kisha lanë”- kishte deklaruar ai.

    Ndër të tjera Veliu ishte shprehur se babai i deputetes Pacolli, Ramizi e kishte kërcënuar drejtpërdrejt atë duke i thënë se:

    “Në hava ka me t’çu se e kam vajzën deputete.”-ishte shprehur Pacollin ndaj Veliut.

    Pas publikimit të këtij rasti deputetja e VV’së kishte reaguar duke e quajtur atë lajm me tendencë, të njëanshëm dhe të pa plotë.

    Kujtojmë se Fitore Pacolli njëherit është edhe në pozitën e kryetares së Komisionit për Bujqësi./Periskopi

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka premtuar rritje pagash prej 41% për...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetari nga Rahoveci, Shaip Shala, ka bërë një postimin në rrjetin e tij social “Facebook”, duke treguar me foto se pensionistët janë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka arrestuar një person M.D...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i...
    Vip15 Nëntor 2024
    Mbrëmë në emisionin e Arbana Osmanit, Ledri Vula konfirmoj ndarjen nga blogerja Sara Hoxha, madje artisti tregoi dhe arsyen. Pas kësaj deklarate,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.