
Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin e rregullave në komunikacionin rrugor.
Përgjatë kësaj periudhe, janë konfiskuar 507 patentë shoferë si dhe 38 automjete.
Si kundërvajtje më të theksuara kanë qenë: përdorim i telefonit gjatë ngasjes, skadim i afatit të regjistrimit të automjetit dhe tejkalim i shpejtësisë etj.
“Angazhimet për sigurinë në trafik po vazhdojnë në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës”, thuhet në njoftim.