×
  • Sport
  • Sport

    Vdiq Shani Brahushi, kontribuuesi i madh i hendbollit kosovar

    FrontOnline
    26 Tetor 2021

    Ka vdekur të hënën në moshën 81-vjeçare Shani Brahushi, emri i njohur i hendbollit kosovar dhe atij gjakovar në veçanti.

    Brahushi ka kaluar një jetë të tërë në hendboll, ndërsa ka dhënë kontribut në funksione të ndryshme, përcjell FrontOnline.

    Ishte portier i shquar i Vëllaznimit të Gjakovës, ndërsa edhe pas karrierës së suksesshme ka mbetur në sportin tonë. Ishte trajner i Vëllaznimit, Rahovecit e Besës së Pejës.

    Ka qenë edhe anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës e po ashtu kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.

    I ndjeri e ka themeluar dhe e ka udhëhequr shkollën e hendbollit “Bashkim Idrizi” prej të cilës kanë dalë lojtarë të talentuar.

    Varrimi i të ndjerit bëhet të martën nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

    Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini i ka shprehur ngushëllime familjes së nderuar Brahushi.

    “Në emër të gjithë familjes tonë të hendbollit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të personalitetit të rëndësishëm sportiv, Shani Brahushi. Kontributi i tij për hendbollin dhe për FHK-në është i çmuar dhe do të kujtohet gjithnjë. Familja Brahushi por edhe të gjithë ne, kemi mbetur pa një person të dashur dhe të afërt”, ka shkruar Saraçini./FrontOnline/

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Sport13 Maj 2024
    Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka deleguar gjyqtarët për finalen e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës. Në finalen e Ligës...
    Sport13 Maj 2024
    Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka deleguar gjyqtarët për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. Në finale do të takohen Borussia...
    Sport13 Maj 2024
    Bayern Munichi raportohet se është i gatshëm të sfidojë Real Madridin për Florian Wirtzin. Ylli i ri gjerman padyshim se është prej...
    Të tjera
    Sport13 Maj 2024
    Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka deleguar gjyqtarët për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. Në finale do të takohen Borussia...
    Lajme13 Maj 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, tha se kryeministri Albin Kurti e ka sjellë vendin në një situatë pa krye, dhe se e...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot fabrikën për prodhimin e kabllove "Proton Cable" me pronarë...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Një dërgesë me ndihma humanitare e destinuar për në Gaza u kap nga aktivistë izraelitë që kundërshtonin dërgimin e ndihmës për njerëzit...
    Lajme13 Maj 2024
    Ka nisur takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Kryeministri Kurti ka qenë...
    Lajme13 Maj 2024
    Lëkundje toke janë ndjerë pasditën e së hënës në Kosovë. Tërmeti kishte fortësinë prej 2.7 shkallë Rihter. Sipas platformës Emsc, tërmeti kishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.