Dy nga ta kanë vdekur dje, ndërsa tjetri mëngjesin e sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli.
“Po, tre persona kanë vdekur. Dy dje dhe një tjetër sot në mëngjes. Janë dy 69-vjeçarë dhe një 62-vjeçar. Dy janë nga Kamenica dhe një nga Vitia”, ka deklaruar Ismajli.
Ndërkohë, të hënën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit rreth situatës me koronavirus në vend.
Të hënën u konfirmuan 827 raste të reja me koronavirus dhe janë shëruar 518 të tjerë. Po ashtu të hënën u raportuan 16 raste të vdekjes, duke çuar në 1 mijë e 776 numrine të vdekurve nga koronavirusi.