×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vdesin pesë pacientë në Indi, zjarri përfshin spitalin

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Pesë pacientë me koronavirus vdiqën në mëngjesin e së premtes nga një zjarr që shpërtheu në një spital në rajonin Gujarat të Indisë.

    Sipas autoriteteve lokale për menaxhimin e emergjencave, zjarri tashmë është vënë nën kontroll dhe pacientët tjerë janë dërguar në spitale tjera që ndodhen afër, shkruan Anadolu.

    “Një zjarr shpërtheu në repartin e kujdesin intensiv në spital të premten herët në spitalin Shivanand. Në spital ndodheshin 33 pacientë. Pesë vdiqën nga zjarri”, tha një zyrtar për mediet ndërkombëtare.

    Përderisa qeveria qendrore dha urdhër për zhvillimin e hetimeve për këtë incident, autoritetet njoftuan se familjet e viktimave do të kompensohen e kryeministri indian, Narendra Modi, shprehu ngushëllime.

    India ndërkohë po vazhdon të përballet me pandeminë. Disa rajone janë duke shënuar rritje të numrit të rasteve. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar mbi 9.3 milionë persona të infektuar dhe rreth 135 mijë të vdekur.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexandar Kasanof vizitoi të martën Podgoricën ku zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë malazezë, mes...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk është kundër. Kjo është një temë artificiale. Është një temë që...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për...
    Sport19 Nëntor 2024
    Në ”Air Albania” po zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Para përfundimit të pjesës së parë, tifozët e Ukrainsës, në kor kanë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në transmetuesin publik serb po pretendohet se është shfaqur flamuri i Republikës së Kosovës. Kjo po thuhet se ka ndodhur gjatë një...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtoren Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato. Ai e vlerësoi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në Prishtinë, nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti në Maqedoninë Veriore, Isen Saliu vlerëson se nëse shihet jashtë kontekstit deklarata e kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për shqiptarët....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.