Edhe dy qytetarë të Kamenicës kanë vdekur mbrëmë si pasojë e virusit COVID-19.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati njoftoi për dy vdekjet e fundit duke theksuar se njëri ishte 74 vjeç, kurse tjetri 71.
Numri i personave që humbën jetën nga koronavirusi në këtë komunë ka shkuar në 8.
“Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijësim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth.Ruani më të dashurit tuaj duke #vendosurmaskën, #mbajturdistancë e duke #pastruarduart.
Nushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre”, tha Kastrati.
Ky është bilanci me COVID-19 në Kamenicë– 107 raste të identifikuara;– 76 të shëruar plotësisht;– 23 raste aktive;– 8 të vdekur.