×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes zyrtari i Kuvendit të Kosovës

    FrontOnline
    12 Prill 2021

    Shefja e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, njofton për vdekjen e Byrhan Buçinca, Koordinator për Çështje Elektromekanike në Kuvendin e Kosovës.

    “Burahnin do ta kujtojmë si njeri të urtë, e dashamirës, por edhe si njeri që ka kanë dhënë shembullin se si duhet t’i shërbehet vendit dhe institucioneve të tij”, shkruan ajo.

    Njoftimi i saj i plotë:

    Sot morëm lajmin e hidhur që Byrhan Buçinca, Koordinatori për Çështje Elektromekanike në Kuvendin e Kosovës, nuk është më në mesin tonë. Byrhani si punëtor i zellshëm dhe në krye të detyrave që i janë parashtruar do t’i mungojë Kuvendit të Kosovës, administratës, dhe deputetëve të zgjedhur të popullit, të cilët në qendër të punës së tyre e kishin profesionalizmin e tij. Burahnin do ta kujtojmë si njeri të urtë, e dashamirës, por edhe si njeri që ka kanë dhënë shembullin se si duhet t’i shërbehet vendit dhe institucioneve të tij.

    Si Grup Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Buçinca, dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e tyre, që njëherazi është edhe humbje e jona si shoqëri.

    U prehtë në paqe Byrahn Buçinca, e u kujtoftë përherë njerëzia dhe e puna e tij.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e akuzoi Qeverinë për “degradimin e insitucioneve të sigurisë”. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ditën e ka nisur në një familje artistësh. Ai mëngjesin e sotëm ka vizituar...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, sërish e ka quajtur “spiun” të Serbisë shefin e...
    Të tjera
    Sport14 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Qipron. Dardanët ushtruan dje për herë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Më 7 tetor, komandanti i FSK-së Bashkim Jashari, i kishte dërguar një letër ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedoncit, se nëse nuk gjendet...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 12:00, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me iniciativë të AAK-së. Në rend dite...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti tha se pret “me padurim diskutimet dhe rezultatet” nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit, pas takimit me...
    Lajme14 Tetor 2024
    Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth çështjes së ushqimit të...
    Kronika14 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka njoftuar se gjashtë javës së kaluar janë realizuar 223 urdhëresa të gjykatës. “Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.