Ka vdekur në moshë 66-vjeçare zëvendëspresidenti i Bundestagut Thomas Opperman.
Figurën e politikanit socialdemokrat e ka lartësuar zëvendësministri i Punëve të Jashtme Gani Dreshaj.
Dreshaj tha se Opperman ishte një njeri një parlamentar fantastik, karizmatik dhe tejet i matur në procese.
“Është ndarë nga jeta socialdemokrati i madh, Thomas Oppermann. Ai ka përfaqësuar në mënyrën më të mirë vlerat e socialdemokracisë dhe vetë demokracinë. Opermann ishte një parlamentar fantastik, karizmatik dhe tejet i matur në procese. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e tij”.