Ka vdekur Fadil Shishani, veteran i arsimit.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.
Shishani shquhet për kontributin e madh në edukimin e brezave të rinj.
Ai po ashtu dha kontribut të madh për lirinë e vendit.
Varrimi i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëhet sot në ora 17:00.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e lagjes Shishani në fshatin Dobroshec.