Një 11 vjeçare ka humbur jetën tragjikisht sot.
Ajo nuk ka mundur t`u bëjë ballë plagëve që mori si pasojë e rënies aksidentalisht nga kati i katërt i shtëpisë.
Rastim, që ndodhi në Shtime, e kanë konfirmuar për “Front Online” nga Drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj.
“Sot rreth ores 14:35 ne rrugen Shaqir Tershani – Shtime nje person i gjinise femer e moshes 11 vjecar aksidentalisht ka rene nga ballkoni i nje ndertese ,kati IV . Per pasoje viktima ka nderruar jetë. Me vendim te prokurorit kujdestar trupo i pajete derhohet ne IML per obduksion, ndersa rasti eshte cilesuar ,” Hetim mbi vdekjen”, thuhet në përgjigjen e tyre për “Front Online”.