Shkrimtari i famshëm dhe një nga poetët më të shquar malazezë të shekullit 20, Jevrem Brkoviq, i cili kaloi dekadën e fundit të shekullit të kaluar në mërgim në Zagreb, vdiq sot në moshën 88-vjeç.
Ishte nismëtar dhe një nga themeluesit e Qendrës Malazeze PEN dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve Dukla.
Në fillim të viteve 1990, ishte një nga kundërshtarët e regjimit të Slobodan Millosheviq në Malin e Zi.
Në vjeshtë 1991 u akuzua për nxitje të urrejtjes kombëtare për letrën e tij të hapur të faljes për kroatët dhe myslimanët, e cila ishte një reagim ndaj sjelljes arrogante të rezervistëve malazezë në Hercegovinën perëndimore.
Në tetor të të njëjtit vit, Brkoviq emigroi në Kroaci, ku jetoi dhe punoi deri në vitin 1999, kur u kthye në Mal të Zi pas ndryshimit të klimës politike.
Në fund të tetorit 2006, Jevrem Brkoviq dhe shoferi dhe truproja i tij, Srgjan Vojiçiq, u sulmuan nga tre burra të armatosur. Truproja i Brkoviq u vra në sulm, ndërsa shkrimtari malazez pësoi lëndime të lehta. Publiku spekuloi se motivi i sulmit ishte libri i sapo botuar “Dashnori i Duklës”, ku ai indirekt përqesh shumë njerëz nga jeta publike e Malit të Zi pranë qeverisë së atëhershme. Autorët e sulmit nuk u identifikuan kurrë, transmeton HINA.