Ka vdekur në moshë të re njëri nga reperët e njohur në Kosovë, i njohur si Gjikla.
I ndjeri njihej edhe si ikonë e repit pejan, pasi ishte pjesë e njërit nga grupet më të njohura në vend, shkruan Jepi zë.
Antari i ish-grupit të repit WNC, Arlind Gjikolli-Gjikla u nda nga jeta e kësaj bote, pas një sëmundje të shkurt.
Rastin e kanë konfirmuar familja Gjikolli nga Peja, ndërsa dhimbja është e madhe edhe tek shoqëria e të ndjerit.