Biz Markie, i cili ndërroi jetë në moshën 57 vjeç, ishte i njohur për këngën “Just A Friend” të vitit 1989 dhe u emërua me nofkën “The Clown Prince of Hip-Hop” nga disa për shkak të teksteve të tij me humor.
I lindur në Nju Jork, ai filloi karrierën e tij 35-vjeçare si reper, producent dhe DJ si adoleshent me beatbox, transmeton FrontOnline.
Në fund të viteve 80 ai lëshoi albumin e tij debutues “Goin ‘Off”. Ai u bë i njohur sepse në atë kohë skena e repit dhe hip-hopit ishte shumë më e mprehtë se këngët e tij, kështu që ai binte në sy.
Një kritik për ‘New York Times’ e quajti atë ‘babai i këndimit të keq modern’, i cili mund të dëgjohet në korin e këngës “Just A Friend”.
Reperi një herë tha se nuk ishte parashikuar kurrë që ai të këndonte atë pjesë të këngës, por që të tjerët nuk u paraqitën kështu që ai duhej ta bënte.
Përveç industrisë së muzikës, ai provoi forcat e tij në film dhe kështu luajti një rol dytësor në komedinë hit “Men i Black 2”./FrontOnline/