×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes profesoresha e njohur kosovare

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Ka vdekur profesoresha e njohur e muzikës, figura e shquar e kulturës shqiptare, Seniha Spahiu. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët.

    “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se me datë 01.10.2022, në moshën 86-vjeçare ndërroi jetë më e dashura jonë: prof. Seniha (Islami) Spahiu 06.07.1936 – 01.10.2022”, thuhet në njoftim.

    Seniha Spahiu ishte pedagoge, studiuese e edukimit muzikor. U lind në Prishtinë, mësimet për muzikë i mori në Shkup, ku kreu dhe studimet nga pedagogjia muzikore. Sipas biografisë së saj në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Spahiu i kreu studimet e magjistraturës në Akademinë e Muzikës në Beograd për metodikë të mësimit të muzikës.

    Për gjysmëshekulli qe pedagoge në të gjitha nivelet arsimore. Ishte mësimdhënëse në shkollën fillore “Liria” në Prishtinë dhe drejtuese e korit të shkollës, më pas profesorëshë e metodikës së muzikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, pastaj në Fakultetin e Arteve si ligjëruese, e docente dhe profesoreshë nga viti 1987. Pas pensionimit (1991) vazhdoi punën në Fakultetin e Arteve dhe më 2002 u emërua “Profesore Emeritus”. Organizoi dhe udhëhoqi studimet pasuniversitare në periudhën 1998- 2011. Është bashkautore dhe autore e teksteve për parashkollorë dhe e teksteve të muzikës për disa klasa të shkollës fillore, si dhe autore e tekstit universitar “Metodika e mësimit të muzikës” (2009). Është marrë me studime kërkimore-profesionale për çështjet nga fusha e mësimdhënies së muzikës, që përfshijnë një sërë punimesh, si dhe këngë korale dhe për fëmijë. Publikimet e saj profesionale janë botuar në revista të ndryshme profesionale-shkencore. Është anëtare e Shoqatës se Kompozitorëve të Kosovës (nga 1980) dhe kryesoi Shoqatën e Pedagogëve Muzikorë te Kosovës. Në vitin 2016 iu nda çmimi kombëtar për veprimtari jetësore, “Niketë Dardani”.

    Bashkëpunëtorja e saj, profesoresha Besa Luzha ka shprehur ngushëllime nëpërmjet një postimi në Facebook.

    “Lajm i hidhur në këtë ditë vjeshte. Profesoresha jonë e dashur na la. Ajo që mbolli në mua e te shumë studentë të tjerë dashurinë për edukimin muzikor, dashurinë e saj të çmueshme. Ajo që nxori gjeneratat e para të pedagogëve muzikorë të kualifikuar”, ka shkruar, ndër të tjera, Luzha.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.