Një aksident tragjik i ka marrë jetën producentit të njohur muzikor, Flow La Movie.
Së bashku me gruan, djalin dhe gjashtë të tjerë humbën jetën pasi avioni i tyre privat u përplas dhe shpërtheu në flakë gjatë një ulje emergjente në Republikën Domenikane të mërkurën.
Jose Angel Hernandez, 38 vjeç, ishte në bordin e avionit Gulfstream IV kur u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar La Isabela në një fluturim për në Orlando, Florida, por hasi probleme 15 minuta më vonë dhe u rrëzua në Las Americas, pranë Aeroportit Ndërkombëtar.
Aksidenti mori jetën e gruas së tij Debbie Von Marie Jimenez Garcia, 31 vjeç dhe djalit Jayden Hernandez, 4 vjeç.
Hernandez fitoi famë për këngët e tij të shumta, duke përfshirë ‘Te Bote’ me më të mirët e Amerikës Latine Bad Bunny dhe Ozuna.
Ai ka organizuar dhe ka investuar në dhjetëra koncerte për reperë dhe këngëtarë latinë në Florida dhe në të gjithë Amerikën Latine.