Producenti muzikor britanik, DJ dhe ylli i YouTube, Jamal Edwards, ndërroi jetë mëngjesin e së dielës. Ai ishte 31 vjeç, shkruan BBC. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes. Kur ishte vetëm 15 vjeç, Jamal Edwards hapi një kanal në YouTube dhe filmoi miqtë duke i kënduar dhe postuar. Ai themeloi SBTV, një platformë muzikore në internet që ka ndihmuar në nisjen e karrierës së një numri muzikantësh, duke përfshirë Ed Sheeran.
Ai mori çmimin MBE 2014 për kontributin e tij në muzikë. Ai gjithashtu u bë ambasador i Prince’s Trust, një shoqatë bamirësie rinore e drejtuar nga Princi i Uellsit që ndihmon të rinjtë të fillojnë bizneset e tyre.
Këngëtarë dhe muzikantë të shumtë tashmë po u thonë lamtumirën sipërmarrësve. Në mesin e tyre janë edhe këngëtaret kosovare Dua Lipa dhe Rita Ora të cilat në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim me të. “Më është thyer zemra kur dëgjova këtë lajm të trishtë. RIP Jamal. Mendimet e mia janë me miqtë e tij, familjen dhe njerëzit, jetën e të cilëve ai preku dhe i lidhi. Ai u largua shumë shpejt”, ka shkruar Dua Lipa.
Edhe Rita ka zbuluar dhimbjen dhe momentet që kishte me të. “Intervista ime e parë ishte me ju. Bisedat tona të pafundme mbi muzikën dhe besimi që kishit tek unë dhe shumë prej nesh para se të besonim në veten tonë. Unë jam e shkatërruar. Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë sa mirënjohës jam që kam qenë në praninë tuaj. Faleminderit për gjithçka që më keni treguar ndonjëherë. Zemra ime është me @brendaedwardsglobal dhe gjithë familjen.🕊PREHU NE PAQE🕊”, ka shkruar Rita.