Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima derisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura është lënduar.
Si pasojë e lëndimeve ai ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhur në Sllatinë të Komunës së Podujevës rreth orës 13:20.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.