Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.
Ai tregoi se tanimë të ndjerin e kishte shok të ngushtë.
Postimi i tij i plotë:
Sapo mora lajmin e dhimbshëm:
Azemi nuk i shpëtoi pandemisë
I tronditur:
Azemi (Berisha), bashkëvendasi e shoku im, iku nga kjo botë!
Lajm që më shokoi, më trishtoi dhe më shtoi mërzinë aç shumë sa që ende nuk po besoj:
Loriku mbrëmë më tha se je më mirë Azem e sot, sot ike për tu mos u kthye kurrë më. Ike shpejt bre Azem:
U rritëm bashk Azem dhe tani që mora këtë lajm të zi nuk po muj as të shkruaj e as të gjej fjalë…………
U pafshim në Botën tjetër Azem!