I nderi e kishte bërë mbrëmë testin dhe po priste për rezultate, shkruan lajmi.net.
Këtë lajm e ka konfirmuar drejtori i Spitalit, Mursel Pllana.
“Ai është testuar dhe janë në pritje të rezultatit të cilin presim ta marrim brenda 24 orëve për të ditur nëse ka qenë me COVID-19 apo jo”, tha drejtori Pllana.
Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri në të cilin po trajtohen pacientët nga Vushtrria e Mitrovica janë dukë u trajtuar gjithsej 28 pacientë.
Sipas të dhënave nga spitali katër pacientë janë në intubim.
18 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 ndërsa edhe 10 të tjerë janë në pritje të rezultatit.
Ndërsa nga stafi mjekësor nëntë persona janë të infektuar, ne mesin e të cilëve dy mjekë, gjashtë infermierë dhe një tjetër anëtar i stafit.