Një person ka vdekur të martën rreth orës 21:30 në QKUK, pasi ishte gjetur pa ndjenja në shtëpinë e vet në Lipjan.
Rasti mbetet për t’u hetuar, njofton policia.
“Lipjan 07.03.2023 – 12:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj rreth orës 21:30 kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë. Rasti mbetet për tu hetuar”, thuhet në raportin e policisë.