Një person ka vdekur si pasojë rrokullisjes me traktor.
Rasti ka ndodhur në Kamenicë të dielen rreth orës 16:35.
Po ashtu lëndime trupore ka marr djali i viktimës i cili ka pranuar tretman mjekësor, njofton policia.
“Kamenicë 08.01.2023 – 16:35.Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.