Një grua ka vdekur në Shtëpinë Integruese në Bashkësi në Ferizaj.
Në raportin e policisë thuhet se gruaja në fjalë ishte paciente në këtë qendër të shëndetit mendor dhe se i ishte keqësuar gjendja dhe ka vdekur më pas.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Ferizaj 28.09.2022 – 04:22. Është raportuar se një pacienteje femër në shtëpinë Integruese, i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline