×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës

    FrontOnline
    12 Qershor 2024

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës.

    Në njoftimin në Facebook thuhet se ai është pranuar në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë më 17 maj dhe sipas tyre, gjatë pranimit është konstatuar se vuante nga sëmundje kronike për të cilat ka qenë nën trajtim.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës bëri të ditur se gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar mbrëmë rreth orës 22:00.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, rreth orës 06:18, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës ka ndërruar jetë i burgosuri H.B. Ai është pranuar në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë më 17.05.2024, dhe gjatë pranimit është konstatuar se vuante nga sëmundje kronike për të cilat ka qenë nën trajtim. Trajtimi ka vazhduar edhe gjatë kohës së paraburgimit nga mjekët, specialistët konsultantë dhe institucionet e tjera, sipas indikacioneve”.

    “Gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar mbrëmë rreth orës 22:00, dhe është thirrur Emergjenca e qytetit, e cila e ka trajtuar dhe stabilizuar gjendjen e të burgosurit. Në mëngjes, gjendja e tij është përkeqësuar përsëri dhe është kërkuar mbështetje nga ekipi i Emergjencës së qytetit. Ky ekip, së bashku me ekipin mjekësor të burgut, janë përpjekur për reanimim, por pa sukses. Në orën 06:18, nga të dy ekipet është konstatuar vdekja e të burgosurit. Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, thuhet tutje në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj partie do ta ringjallë arsimin e Kosovës. Kreu i kësaj...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Klinika e Urologjisë në QKUK ka rikthyer shërbimin e rëndësishëm për trajtimin e gurëve në veshka dhe sistemin urinar, ESWL (Extracorporeal Shock...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar ministrit...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Replikat mes ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrit aktual të kësaj Ministrie, Hekuran Murati, as sot s’kanë të ndalur. Bajrami ka...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Pas vrasjes së nxënësit 14-vjeçar Martin Canit në Tiranë, më herët nisi protesta e paralajmëruar para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri. Shumë...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Akuza ndaj tij lidhet me...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Me gjithë përpjekjet e mëdha të Hungarisë – e cila kryeson aktualisht presidencën e BE-së – për ta shtyrë hapjen e kapitullit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli tha në Frontal në T7 se ministri i Bujqësisë, Faton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.