Suharekë-Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka vdekur në rrethana ende të pasqaruara paraditen e djeshme në Suharekë.
Policia përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Spitalit Rajonal në Prizren.
“Lidhur me rastin njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe viktima femër kosovare pasi është dërguar në spitalin rajonal në Prizren është konstatuar se ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.