Në rrethana të dyshimta një femër ka rënë nga një objekt gjatë ditës së djeshme. Viktima, sipas policisë, ka pasuar lëndime vdekjeprurëse. Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë.
Fillimisht, ajo me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK ku më pas kishte ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.